Shoqata “Nënat e Srebrenicës” kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që ka mbajtur të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku raportohej për gjendjen në Kosovë.
Ndërsa, presidentja Osmani fliste për vuajtjet e shqiptarëve, por edhe njerëzve në Bosnje dhe Hercegovinë, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ishin ulur pas saj – për të cilat ajo kërkoi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte i pranishëm në seance, tu kërkonte falje.
Siç shkruan portali boshnjak “Slobodna Bosna”, në Nju Jork, presidentja Osmani ftoi zyrtarët e OKB-së që ta vizitojnë Kosovën dhe të shohin vetë progresin e vendit, duke shtuar se do të preferonte të fliste vetëm për të ardhmen e saj – që nuk është plotësisht e mundur sepse, siç tha ajo, edhe e ardhmja edhe e tashmja janë formësuar nga mungesa e drejtësisë (për krimet serbe gjatë luftës).
Nuk kishte kërkim falje [nga Vuçiqi], por nga Srebrenica arritën shprehje falënderimi.
“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani. Fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve, u dëgjua nga e gjithë bota. Fjalimi i tillë do të mbahet mend nga brezat. Ju faleminderit!”, porositën “Nënat e Srebrenicës”, përmes një postimi në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Zahvalne smo predjsednici Osmani, njen govor o žrtvama genocida u Srebrenici, žrtvama genocida nad Albancima čuo je čitav svijet. Ovakav govor pamtiće generacije. Hvala Vam! https://t.co/7ecmEWlkuG
— Majke Srebrenice (@MSrebrenice) April 23, 2024
Në Kombet e Bashkuara, në fillim të majit pritet miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Vuçiq nuk pushon së lobuari kundër këtij akti, ndaj tq hqnqn gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork kërkoi nga të gjithë anëtarët e OKB-së që të mos e lejojnë këtë, duke thënë se në Misionin e Serbisë në OKB është formuar një staf special “i ngarkuar për monitorimin e kësaj tentative”. /Telegrafi/