Telegrafi

Nëna nga Peja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet – arrestohet nga policia

ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast braktisje të fëmijës që ka ndodhur në Pejë.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës. /Telegrafi/