Një femër është arrestuar pasi kishte lënë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç dhe tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e saj pas asnjë përkujdesje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:30 në rrugën “Myrvete Maksutaj”, në Pejë.
Tutje sipas raportit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lënë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e saj pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/