Nëna e Cristiano Ronaldos e ka futur veten në telashe me ligjin, pasi është kapur me 55.000 euro në një aeroport në Madrid.
Sipas Europa Press, Dolores Aveiro ndodhej në aeroportin Barajas, kur gjatë një kontrolli rutinë në muajin prill i janë gjetur një shumë e madhe parash me vete.
Maksimumi i parave që një person ka të drejtë të mbajë me vete gjatë largimit nga Spanja është 10.000 euro, prandaj nëna e superyllit të Real Madridit ishte ndalur nga policia.
Shtypi thotë se ajo nuk kishte arritur të arsyetonte shumën e parave që kishte me vete, prandaj policia ia kishte konfiskuar 45.000 euro dhe e ka lejuar të shkonte në Portugali me pjesën tjetër të parave.
Dolores duhet të paguajë një gjobë për autoritetet tatimore, në mënyrë që të marrë shumën tjetër të parave. /Telegrafi/