Vizita e fundit e Lionel Messit në Old Trafford ishte e mbushur me aksion, duke e përfshirë edhe një moment kur nëna e Romelu Lukaku, ishte në tunel pas ndeshjes, duke u fotografuar dhe duke e përqafuar yllin argjentinas.
Sytë e të gjithëve ishin te pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ku në këtë ndeshje ai pësoi një dëmtim pas goditjes me bërryl nga Cris Smalling.
Ai përfundoi me hundë të gjakosur pas përplasjes.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 me autogolin e Luke Shaw, që e devijoi goditjen me kokë të Luis Suarez.
Pas mbylljes së ndeshjes për 32-vjeçarin kishte shumë interesim në korridoret e stadiumit.
Nëna e Romelu Lukaku, Adolphine, ishte absolutisht e emocionuar që e takoi lojtarin.
https://twitter.com/BTVideoClips/status/1116530922562539520
“Oh, Messi, Messi!”, ishin fjalët e saj teksa u fotografua dhe u përqafuan në tunel. Reagimi i Messit ishte i jashtëzakonshëm, që e priti me shumë respekt.
Lukaku dhe nëna e tij kanë një lidhje të veçantë.
Lukaku’s mum is a legend the way she hugged messi 😭😭😭😭😭
— la masia never in doubt (@mesquebarcelona) April 11, 2019
Ai shpesh golat e shënuar ia dedikon asaj, sikurse që ishte ai me Panamanë në Kampionatin Botëror me një mesazh prekës: “Të dua mami.”
Lukaku ka treguar se a pasur fëmijëri të vështirë, duke kujtuar se sa shumë ka vuajtur nëna e tij që t’i ushqejë fëmijët. /Telegrafi/