Site icon Telegrafi

Nëna e Ritës, Vera Ora me një tjetër koment komik në fotografitë ‘ngacmuese’ të vajzës së saj

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Ndërkohë që është duke i shijuar pushimet, Rita Ora ka qenë aktive në rrjetet sociale në publikimin e imazheve të ndryshme.

Gjatë fundjavës që lamë pas, këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen me disa poza, në të cilat shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.

Megjithatë, 29-vjeçarja është kujdesur që të mos ekspozohet modestia e saj duke e mbuluar gjoksin me duar.

Fotografitë kanë marrë qindra mijëra pëlqime në Instagram, ndërkohë që faqet rozë në të gjitha mediat botërore i kushtuar artikuj dukjes së saj.

(Foto: Instagram/ritaora)

Ndërkaq, nuk ka munguar komenti i nënës së saj, Vera Ora, që si rëndom është shumë interesant.

Lexo po ashtu Komenti qesharak i Vera Orës për veshjen e Ritës: Të qenka shqyer bluza, hajde ta qep mami

“S’ka më deti!”, ka shkruar ajo në shqip duke aluduar në mënyrë komike se nuk do ta lejojë më vajzën e saj që të shkojë për pushime.

Ndryshe, është raportuar se Rita në pushimet e saja në Ibiza të Spanjës ka shkuar me të dashurin e ri, Romain Gavras. /Telegrafi/

Exit mobile version