Në festën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Rita Ora do t’i nderojë shqiptarët me një koncert në Prishtinë.
Natyrisht se për këtë gjë është krenare edhe nëna e saj, Vera, e cila e ka shpërndarë një video promovuese për këtë eveniment.
“Rita po vjen, Rita po vjen !”.
“Rita Ora do të mbajë një koncert falas për të të festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Vera në një postim në Instagram.
Publikimin e ka shoqëruar edhe me hashtagët ‘respekt’ dhe ‘nënë krenare’.
Ditë më parë, vet Rita publikoi një video-mesazh, përmes të cilit i ftonte të gjithë që të ishin të pranishëm në koncertin e saj.
Për më shumë, këngëtarja shqiptare e kishte mësuar stafin e saj që ta bënte simbolin e shqiponjës me duar nën ritmet e muzikës shqipe.
“Vendlindja ime Kosova! Unë po kthehem në shtëpi! Ky është mesazhi për ju! Mezi po pres që të vij dhe të mbaj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë, në sheshin e Nënës Terezë! Në zemër të qytetit!! Për të festuar përvjetorin tonë të dhjetë të Pavarësisë! Jam krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij. Jem ambasadorja dhe mikesha juaj! Le ta bëjmë këtë! Shihemi të gjithë të shtunën!”, thoshte Rita. /Telegrafi/