Telegrafi

Nëna e Rita Orës, Vera Ora, ka një mesazh për të gjithë femrat shqiptare

Ambasada e Shqipërisë në Londër ka organizuar një kampanjë interesante me qëllim social për gratë shqiptare.

Shumë emra të suksesshëm që jetojnë dhe veprojnë në Londër janë bërë bashkë në një video-mesazh, për të dhënë këshilla të vlefshme për femrën shqiptare.

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera Ora

Njëra ndër protagonistet në klip është edhe nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera Ora.

Ajo ka dhënë një mesazh mjaft sensibilizues për femrat, duke kujtuar kështu edhe një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj.

Lexo po ashtu Tri shqiptare në Top 13 në Mbretërinë e Bashkuar, Bebe Rexha: Jam krenare me Rita Orën dhe Dua Lipën

“Si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit iu drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj, dhe bëjini kontrollat paraprake rregullisht. Sot, jam e lumtur që përballova këtë sfidë, dhe duke mbështetur dhe orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora. Gruaja shqiptare në Britani krenohet me ty”, ka thënë gjatë video-mesazhit, Vera Ora. /Telegrafi/