Kohët e fundit ajo u kthye në punë si psikiatëre mes pandemisë COVID-19.
Dhe nëna e Rita Orës, Vera, 56 vjeçare, mori një pushim nga vija e parë e frontit të NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar), për të shijuar një seancë joga në kopshtin e saj të premten.
Doktoresha shfaqi teknikën e saj mbresëlënëse, ndërsa shtrihej në një tapetë gome të ndritshëm ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.
Nëna e tre fëmijëve shfaqi fizikun e saj të pabesueshëm në një palë streçe të ngushta dhe një bluzë të bardhë.
Pranë saj ishin disa pesha fitnesi dhe një lap-top, ku ndiqte instruksionet e jogës.
Vera qartë e shfrytëzoi këtë ditë të bukur me diell, pak kohë pasi ajo u kthye në vijën e parë të frontit, në NHS për të rifilluar punën e saj.
Profesionistja e kujdesit shëndetësor është një psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme, e cila tregoi se këto muaj po shërbente në repartin e Akidenteve dhe Emergjencave, për shkak të fluksit që këto reparte kanë me pacientët me coronavirus. /Telegrafi/