Nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu-Ora, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo preferon të publikojë fotografi të ndryshme të fëmijëve të saj, në veçanti imazhe nga e kaluara.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të Ritës dhe Elenës, të realizuara në fëmijërinë e tyre.
Në këto fotografi, vajzat shihen të buzëqeshura, ndërsa kishin bërë vizatime në fytyrën e tyre.
“Krejt çfarë ju duhet është dashuria për pushime të lumtura”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, madje edhe nga vet dy vajzat e saj: Elena dhe Rita.
Vera me profesion është psikiatre, dhe jep shpesh këshilla për shëndetin mental në videot që publikon në rrjetet e ndryshme sociale. /Telegrafi/