Telegrafi

Nëna e Rita Orës kujdeset edhe për shëndetin mendor të së bijës, Dafina Zeqiri: Do të doja të të kisha pranë

Vera Ora tashmë për të gjithë nuk është e njohur vetëm si nëna e këngëtares Rita Ora, pasi që prej vitesh ajo e ushtron detyrën si psikologe.

Përveç pacientëve që i drejtohen asaj, Vera kohët e fundit ka folur edhe rreth prezencës në jetën e fëmijëve.

“Mamaja terapiste e Rita Orës mban nën kontroll shëndetin mendor të së bijës përgjatë kaosit të showbizit”, ishte titulli i  një artikulli në “Daily Star” kushtuar këngëtares dhe mamasë së saj në veçanti.

Këtë shkrim, nëna e Ritës e ka publikuar në Instagram dhe ka sqaruar se do të vazhdojë të ndjekë raste të tilla edhe tek të tjerë artistë. “Do të vijoj të jem një guidë për shumë të tjerë në të ardhmen”, ka përfunduar ajo.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendje në këtë postim ishte një koment i artistes Dafina Zeqiri. “Ah, sa do doja të të kishim këtu pranë nesh. Ne kemi nevojë më shumë nga të gjithë”, ka shkruar Dafina, ndërkohë që Vera i ka dërguar një puthje, duke mos shtuar komente të tjera.

Dafina Zeqiri kërkon ndihmë nga nëna e Rita Orës (Foto: Instagram/ Vera Sahatçiu)

Vera përndryshe është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit. Javën e kaluar ajo ka dhënë një intervistë për Telegrafin ku ka folur për këtë periudhë të jetës, duke e përshkruar si një sprovë jo edhe aq të mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.

Lexo po ashtu Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit - Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua

Ajo po ashtu tregon edhe për krenarinë që ndjen të qenit nënë e një ylli botëror, e cila nga ana tjetër është tejet krenare për nënën e saj dhe të arriturat jetësore. /Telegrafi/