Nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera, ka rrëmbyer jo pak herë vëmendjen e mediave.
Ajo është shfaqur shpesh herë përkrah të bijës në paraqitjet televizive, ndërsa është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet me njërën nga të bijat e saj, kur ishin të vogla.
Vera, shihet duke veshur asaj një këmishë mëndafshi, e cila mesa duket ka qenë e trashëguar nga gjyshja e saj.
“Mbajtja e vlerave të traditës familjare duke i ekspozuar tek fëmijët vlerat kulturore dhe tradicionale është çelësi i identitetit të tyre. Kjo këmishë mëndafshi ‘SHORTE’ kaloi tek @elenaora dhe @ritaora nga gjyshja e madhe që ne do ta çmojmë përgjithmonë ???? # traditat #fotofamiljare #momentilumtur #respekt #trashëgimiakulturore“ (sic.), shkruan Vera Sahatçiu në Instagram. /Telegrafi/