Telegrafi

Nëna e Rita Orës ka një mesazh të fuqishëm për të bijën (Foto)

Rita Ora po vazhdon me pushime tani edhe me familjen.

Këngëtarja shqiptare ditë më parë bëri bujë të madhe me pozat topless në plazhet e Xhamajkës.

Por, tani Rita është po shoqërohet si duket nga nëna e saj, e cila ka publikuar disa imazhe te nxehta të këngëtares.

Megjithatë, krahas fotografive ajo ka lënë një mesazh edhe mjaft frymëzues për të bijën.

“Mos u dorëzo për shkak të një kapitulli të keq të jetës tënde. Vazhdoje storien tënde pasi që ajo nuk mbaron aty. Më beso ….. unë e kam kaluar atë rrugë”, ka shkruar Vera në llogarinë personale në Instagram teksa shihet Rita duke marrë poza në bikini të zi.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja pas atij të “Your Song”, i cili është parë mbi 11 milionë herë në YouTube.

Theksojmë se kënga e fundit e këngëtares është rendit edhe në top-10 këngët më të bukura në botë muajit gusht duke u renditur në pozitën e nëntë. /Telegrafi/