Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, është duke kaluar disa ditë të mira pushimi në Malibu me prindërit e saj.
Ajo ka gjetur pak kohë pas angazhimeve të saj të shumta me koncerte dhe promovimin e albumit, që të kalojë pak kohë pranë familjes.
Rita ndërkohë po sjell herë pas here për ndjekësit e saj në Instagram fotografi atraktive, duke treguar trupin e saj joshës në bikini.
Së fundmi, ka qenë mamaja e saj, Vera, ajo e cila ka publikuar një fotografi të së bijës në rrjetin social Instagram, ndërsa ajo ishte në ballkon.
Duke e fotografuar nga mbrapa, nëna e këngëtares vuri në pah të pasmet e Ritës, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë ironizonte me peizazhin që po i ofrohej pas saj.
“Wow çfarë pamje të bukur oqeanike “, ka shkruar ndër të tjerash Sahatçiu-Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/