Mbylleni derën kur keni të bëni një lidhje direkte nga shtëpia. Përndryshe, do të përfundoni njësoj si analisti i BBC-së, profesori Robert Kelly, që kishte një lidhje direkte nga Busan për të folur për një çështje serioze, si nxjerrja para gjyqit e presidentit të Koresë Jugore.
E ëma e tij ka folur se pse të vegjlit u futën në dhomën ku po fliste i ati, për t’u bërë më pas hit nëpër rrjetet sociale.
“Robert zakonisht zhvillon biseda në Skype nga zyra e tij me neve në shtëpi, nga aty ku e bëri intervistën. Fëmijët me gjasë dëgjuan zërat që vinin nga kompjuteri dhe menduan se jemi ne. Ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë e ëma e profesor Kellyt.
Ajo theksoi se është krenare me të birin, por që pati një këshillë të vogël: “Në jetë ndodh gjithçka, por mësimi që duhet nxjerr nga kjo, është të mbyllet dera”. /Klan Kosova/
https://youtu.be/MIIRpsIlZlo