Telegrafi

Nëna e Kim flet për ish-bashkëshortin që ndërroi gjininë

Kris Jenner, e ëma e Kim Kardashian ka mënyrat e saj për ta kthyer çdo gjë në ar. Ajo ka folur për herë të parë për ish – bashkëshortin e saj i cili kohët e fundit është transferuar nga mashkull në femër duke ndryshuar gjininë.

59 – vjeçarja, Kris Jenner ka thënë se “unë nuk ndihem aspak e ofenduar për këtë histori. Marrëdhënia ime i përket të kaluarës. Dua që ish – bashkëshorti të gjej paqe me veten dhe të jetë i lumtur!”.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një interviste për “Times Magazine New York”.

Bruce Jenner, njerku i Kim Kardashian shkoi gjithë opinion publik kur deklaroi se ka ndryshuar gjini, duke u transformuar nga burrë në grua disa jave me pare. /Telegrafi/