Telegrafi

Nëna e Bella dhe Gigi Hadid reagon në mënyrë ironike ndaj pretendimeve se i ka lënë të uritura vajzat e saj

(Foto: EOnline)

Yolanda Hadid, nëna e modeleve më të famshme të ditëve të sotme, Bella dhe Gigi Hadid, iu është përgjigjur kritikave të shumta të fansave, të cilat i referoheshin metodave të saj të mëmësisë dhe edukimit.

Tash e një kohë në internet po qarkullon një skenë nga spektakli “The Real Housewives of Beverly Hills”, ku ajo i thotë vajzës së saj, Gigi – e cila iu ankua se nuk ndihej mirë – të hante “dy bajame” dhe pastaj “t’i përtypte mirë”.

Ish-modelja që është edhe një yll televiziv i përdori “teknikat” e saj për t’i përgatitur vajzat për botën e modelingut në të cilën u rrit edhe ajo, por mënyrat e saja u kritikuan shumë nga publiku.

@pattypopculture

😡WHY DOES EVERYONE HATE THEM?😡 PART 19: DEMI LOVATO

♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound

Disa përdorues të rrjeteve sociale pohuan se Yolanda i kishte lënë të uritura vajzat e saj, ndërsa njëra prej tyre gjithashtu luftoi me një çrregullim të të ushqyerit dhe me ankthin.

Yolanda tash ka bërë shkaka në lidhje me deklaratën e saj për bajamet duke shpërndarë një xhirim ironik teksa shfaqej me një tas plot bajame në vende të ndryshme dhe duke i konsumuar ato dhe duke i ushqyer kafshët.

“Nëna më e keqe ndonjëherë”, kishte shkruar ajo në përshkrim.

58-vjeçarja është akuzuar edhe për lejimin e Bellas që të bënte intervenim në hundë kur ishte akoma nën moshë, për zënkat me ish-të dashurin e Gigit, Zayn Malik, si dhe është thënë se është homofobe.

Sidoqoftë, ajo është shprehur krenare me mënyrën e saj të të qenit prind duke thënë se nuk beson në ekzistimin e një metode të caktuar prindërimi, porse gjithçka duhet të përshtatet me nevojat individuale të fëmijëve. /Telegrafi/

@yolandahadid

#worstmomever #almonds

♬ BIZCOCHITO – ROSALÍA