Nëna e djaloshit që humbi jetën në një aksident trafiku me motoçikletë, ka publikuar një video në të cilën shfaqen momentet e fundit të jetës së birit të saj.
Lewis Clark 22-vjeç, kishte mbetur i vdekur në vend kur një motoçiklist tjetër ia kishte prerë rrugën pa ndonjë paralajmërim, transmeton Telegrafi.
Por nëna e të ndjerit u ka dhënë leje autoriteteve të sigurisë, të publikojnë pamjet që kishte filmuar kamera e instaluar në kamerën e Clarkut, duke shpresuar se kjo video do t’iu shërbejë si leksion motoçiklistëve tjerë.
Në video shfaqen momentet e fundit të jetës së Lewis, i cili kishte dalë për të shëtitur me motoçikletë afër malit.
Që të dy familjet ajo e Lewis dhe motoçiklistit tjetër që ia kishte prerë rrugën por që më vonë edhe ai kishte vdekur, janë pajtuar që të publikohen pamjet dhe të shërbejnë si paralajmërim për motoçiklistët tjerë.
“Nëse arrij që me këtë video të shpëtojë të paktën një jetë, do të jem shumë e lumtur dhe e di se diçka e mirë po ndodh, pas shumë gjëra tjera të këqija që kanë ndodhur në shtëpinë tonë”, ka deklaruar nëna e Lewis, Beverley. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OJKPzKnpxJ4