Nëna e 16-vjeçares A.G. nga Drenasi është deklaruar me lot në sy për rastin që i ka ndodhur vajzës së saj viteve të fundit. Ajo për vite të tëra ishte abuzuar seksualisht herë nga mësuesi, e herë nga polici, Vesel Veseli.
Ajo ka thënë se për mësuesin kishte qenë në dijeni edhe më herët, por jo edhe për policin që e kishte abuzuar seksualisht e që më pas sipas dyshimeve të Prokurorisë e kishte detyruar edhe të abortonte.
“Për mësuesin që kanë thanë e ka dhunuar e kanë ditë, cika ka lajmëruar. Më ka thënë nënën qashtu qështu”, ka deklaruar ajo shkurt për Klan Kosovën.
Nëna thotë se një natë më parë i kishte rrëfyer edhe për policin, ku i kishte treguar ngjarjen.
“Çka më ka gjet mua më tha. I thash hajt çika jem se u ba tash. Ama për policin nuk e kemi ditë sen”, ka deklaruar ajo.
Nxënësja nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.
Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.
Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=189&v=UYlv3DOAm_k