Site icon Telegrafi

“Nëna apo nusja vjen e para për ty”, Luiz Ejlli: Secila ka vendin e vet

Artisti shkodran, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, kanë qenë së fundmi në pushime në Turqi.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 iu përgjigj së fundmi pyetjeve të fansave që një live në Instagram.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me atë se kë këngëtari e vë në vend të parë, nënën e tij apo Kiarën.

“Nëna apo nusja vjen e para për ty”, ka qenë pyetja që iu bë nga një ndjekës, për të cilën u vu paksa në siklet.

Lexo po ashtu Kiara Tito ndan momente të veçanta nga pushimet me Luiz Ejllin në Turqi

“A e di si është kjo punë, pyetja duhet bërë kështu: Luiz kur je në hall apo kur të dhemb diku, a thu o Kiara mbarova apo o nënë mbarova. Jo vetëm Kiara por gjithkush e di që nëna është nënë dhe unë nuk kam ndenjur aq gjatë akoma me Kiarën, aq shumë vite që me i përjetu me të sakrificat, vuajtet e të gjitha sa që kam bërë me nënën. Kështu që janë disa gjëra që nuk bëhen krahasime, secila ka vendin e vet, absolutisht”, u shpreh Ejlli.

38 vjeçari shtoi: “E dua edhe Kiarën, jap jetën për të. E dua me gjithë shpirtin”.

Të njëjtit filluan lidhjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku edhe në natën finale të spektkalit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version