Nëse njihni një mësues, apo jeni vetë mësues, do ta kuptoni se shumë e konsiderojnë punën e tyre si më të mirën në botë, por njëherit mund të jetë një prej punëve me më së shumti stres.
Të jesh mësues në një zonë lufte, kjo e dërgon këtë profesion në një nivel tjetër, transmeton Telegrafi.
Imagjinoni të jeni mësues në një zonë lufte le të themi në metronë e Londrës, Parisit apo Nju Jorkut?
Kjo është ajo çfarë në të vërtetë po ndodhë në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – qytet i sulmuar vazhdimisht nga rusët.
Në vitin 2023, autoritet ndaluan fëmijët të vijojnë mësimin në objektet shkollore, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga sulmet raketore ruse.
Kështu qyteti i Kharkivit dhe departamenti i arsimit filluan të mendojnë një plan alternativ. Plan që u realizua me ndërtimin e gjashtë shkolla në gjashtë stacione metrosh – duke mësuar 4,800 nxënës në ditë, familjet e të cilëve nuk kanë ikur nga lufta.
Intriguar nga ky eksperiment i ri edukativ, ekipi i Sky News është këshilluar të shkojnë në stacionin e metrosë në qendër të qytetit dhe të presin që t’i dërgojnë në shkolla.
Stacionet e metrosë nga epoka sovjetike, janë shndrruar në universitete. Trotuarët janë shndrruar në kafene dhe mobil-shopa.
Ajo qfarë e bën të veqantë është se platforma kryesore hyrëve ëshgtë mbyllur nga një murë i bardhë me tre dyer në të. Ekipi i Sky Neës është futur në të pasi kaloi kontrollin e rojave.
Ishin shkallët e gjera që çonin në një korridor të gjatë. Tubat metalikë të mëdhenj e të shndritshëm prej argjendi shtriheshin në distancë, duke pompuar ajër nga sipër tokës.
Nxënësit janë shpërndarë në shtatë klasa me një përzierje tavolinash dhe karrigesh të verdhë dhe gjelbër, dhe mure të zbukuruara me piktura të ndritshme si ylber, rreze dielli dhe luledielli, në përpjekje për të krijuar një atmosferë të gëzuar.
“Fillimisht, fëmijët ishin të hutuar duke studiuar këtu, por ndërveprimi me njëri-tjetrin dhe me mësuesit i ndihmoi ata të përshtateshin”, tha Iryna Tarasenko nga departamenti i arsimit në Kharkiv.
Iryna i dha një “tur” ekipit të Sky News nëpër shkollë. Ata mendojnë se është mënyra e tyre për të kontribuar në përpjekjet e luftës.
“Në verën e vitit 2023, Këshilli i Mbrojtjes nuk i lejoi fëmijët të studionin në ndërtesat e rregullta shkollore, kështu që ne duhej të gjenim një zgjidhje. Kjo është vija jonë e parë – vija jonë e parë arsimore”, shtoi ajo. /Telegrafi/