Telegrafi

Nën përqafimin e ariut dhe e shtrirë mbi vezët e thyera – Rita Ora tregon anën e saj artistike në klipin e ri

Pasi publikoi këngën e saj të re “How to be lonely” në fillim të këtij muaji, ajo ka qenë e zënë duke realizuar edhe videon muzikore të saj gjatë kësaj kohe.

Të enjten, ajo publikoi për ndjekësit saj në rrjetin social Instagram trailerin e klipit, që do të publikohet sot (e premte), shkruan DailyMail.

Dhe në klipin më të fundit nga videoja, Rita Ora tregoi anën e saj të sensuale, teksa shihej në një vaskë e mbuluar nga ari, dhe gjithashtu në një skenë tjetër ajo gjendej mes vezëve të thyera në dysheme.

Ajo ishte edhe duke fluturuar në skenën e parë të klipit, i cili do të publikohet për kënaqësinë e fansave të saj të devotshëm.

Rita dukej e bujshme në video teksa tregoi anën e saj artistike ndërsa në veshje sportive tregonte linjat e saj trupore përgjatë videos.

Ajo u pa më pas e shtrirë në një dysheme të mbuluar me atë që duket se ishin vezë, ndërsa tregonte figurën e saj mahnitëse në përsosmëri absolute.

Sidoqoftë, skena më argëtuese e klipit e paraqet Ritën duke vallëzuar me një skelet, duke dhuruar kështu një skenë me humor të mirë.

Në sfondin e një qielli të stuhishëm, bukuroshja bjonde u paraqit e lirshme, teksa interpretonte këngën e saj.

Një një tjetër skenë nga klipi, Rita duket e zhveshur lakuriq, teksa është e mbuluar me bojë ari në një banjë plot me lëng metalik.

Diku tjetër, Rita, e cila fillimisht dukej se ishte e zhytur nën bojë, u ngrit para se të pushonte kokën në anën e vaskës dhe ia ngul sytë intensivisht kamerës.

Videoja më pas paraqet një skenë ku një UFO që duket se është një anije kozmike e UFO-s fillon të zbresë dhe figurat dalin para një porte të madhe.

Aktualisht është e paqartë se çfarë skenari do të tregojë videoja e re e Ritës, megjithatë ajo do të jetë me temë shkencore duke gjykuar nga klipi i shkurtër i ndarë në faqen e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/