Telegrafi

Nën ndikimin e alkoolit sulmon dy persona në Pejë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Pejë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovar dhe i ka kanosur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/