Policia e Kosovës bëri të ditur se një person është arrestuar nën dyshimin se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur të enjten në orën 20:20, në Fushë Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari gjithashtu ka thyer edhe disa xhama të shtëpisë dhe ka qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/