Telegrafi

Nën ndikimin e alkoolit, rrihen mes vete bashkëshortët në Pejë gjatë kohës që ishin në veturë duke vozitur

Janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua pasi, gjatë kohës që ishin duke e vozitur makinën kishin mosmarrëveshje mes vete dhe si pasojë e kësaj ata kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Siç njofton policia, gruaja kishte pranuar tretman mjekësorë si pasojë e lëndimeve të marra.

Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër të dy kosovar për shkak se derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/