Site icon Telegrafi

Nën masa të rrepta sigurie, Kurti viziton komunat në veri të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, ka vizituar sot komunat në veri të vendit.

Kurti fillimisht ishte për vizitë në komunën e Leposaviqit, ku pati takim me kryetarin Lulzim Hetemi.

Pas Leposaviqit, Kurti dhe ministrat e tij vizituan Zubin Potokun, ku edhe aty u takua me kryetarin Izmir Zeqiri.

Gjatë vizitës së tij ka pasur masa të rrepta sigurie nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Pas kësaj, kryeministri i Kosovës siç raportojnë mediat lokale serbe, vendosi lule në pllakën përkujtimore të Enver Zymberit, policit të Kosovës që u vra në vitin 2011 në fshatin Varaga afër Zubin Potokut. /Telegrafi/

Exit mobile version