Site icon Telegrafi

Nën kërcënimin e thikës sulmohet një taksist në Suharekë, i vjedhin para dhe dy telefona

Foto: Ilustrim

Një taksist është sulmuar fizikisht nën kërcënimin e thikës nga dy persona të panjohur duke I vjedhur edhe 87 euro si dhe dy telefona.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:05 në fshatin Sopij, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

“Viktima mashkull  kosovar-taxist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version