Site icon Telegrafi

Nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës, dy të dyshuar në Gjilan i vjedhin një personi zinxhirin e arit dhe një orë dore

Foto: Arkiv

Dy persona me inicialet E.D dhe A.I janë arrestuar më 19.01.2025 pasi dyshohet se janë të përfshirë në një grabitje në Gjilan.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur më 18.01.2025, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë) i kanë grabitur viktimës një zinxhir në qafë nga ari dhe një orë dore.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 19.01.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar meshkuj kosovar  E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002), të dyshuar për përfshirje në rastin grabitje.

Rasti kishte ndodhur një ditë më parë me datën 18.01.2024, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version