Një person ka kërkuar të takohet me një person tjetër në veturën e tij, e gjatë takimit e ka kërcënuar me armë duke ia marr telefonin dhe më pas e ka goditur në fytyrë me kondak të armës.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Pejë.
Siç thuhet në raport viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar që të takohen me viktimën. Pasi që janë takuar viktima ka hyre ne veturën Audi pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armen dhe i ka mare telefonin duke e goditur në fytyrë me kondak të armës. Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/