Telegrafi

Nën interpretimin magjik të Ritës, Vera Ora kujton nënën e ndjerë që e humbi para pak ditësh

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera Sahatçiu - Ora (Foto: Thos Robinson/Getty Images/Guliver)

Dy ditë më parë është ndarë nga jeta gjyshja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

E ndjera është varrosur në Kosovë shoqëruar vetëm nga rrethi i ngushtë i të afërmve, teksa për shkak të pandemisë këngëtarja e përmasave globale bashkë me familjen e saj, nuk kanë mundur të vijnë në vendlindje.

Mirëpo së fundmi, ka qenë nëna e Ritës, Vera Sahatçiu-Ora, ajo e cila ka treguar pikëllimin e ndjerë gjatë këtyre ditëve për humbjen e nënës së saj.

Lexo po ashtu Ndërron jetë gjyshja e Rita Orës

Vera publikoi në InstaStory një video të shkurtër ku shfaqte një buqetë me lule, teksa në sfond dëgjohej kënga e famshme “I say a little pryer” e kënduar në versionin akustik gjatë karantinës nga Rita, teksa versioni origjinal këndohet nga Aretha Franklin.

Në mbishkrimin e videos, psikiatrja 55-vjeçare i ka bërë një dedikim special nënës së saj të ndjerë, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë pas një sëmundje të shkurtër.

“Në kujtim të nënës time, festojmë jetën, lutje, u prehsh në paqe”, janë fjalët e Verës në mbishkrimin e videos.

Foto: Vera Ora/InstaStory

Rita përndryshe ka treguar disa herë se është shumë e lidhur me rrënjët e saj, ndërsa hera e fundit kur ishte në Prishtinë ka qenë prilli i vitit 2019. /Telegrafi/