Site icon Telegrafi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Pasi të hënën një qytetar ishte kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokuroria.

Lexo po ashtu Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është  njoftuar prokurori kompetent”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version