Site icon Telegrafi

Negociatorët ukrainasë dhe ata rusë fillojnë një raund tjetër të bisedimeve

Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot një raund tjetër të bisedimeve, derisa luftimet mes dy popujve po vazhdojnë edhe në ditën e 26-të të pushtimit rus në Ukrainë.

Negociatorët mbajtën një takim 90-minutësh, e grupet punuese po vazhdojnë takimet e tyre në baza ditore, transmeton Telegrafi.

“Sot jemi duke punuar gjatë tërë ditës”, tha David Arakhamia, pjesë e delegacionit ukrainas.

Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase thonë se 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga 24 shkurti

Këto dy vende janë futur në raundin e ri të bisedimeve, dhe së fundmi kanë filluar të praktikojnë takimet përmes video-linqeve.

Megjithatë, deri më tani ka pasur marrëveshje për armëpushim, por këto armëpushime janë shkelur gjithmonë nga ushtria ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version