Site icon Telegrafi

Negociatat për duelin Joshua – Wilder fillojnë në fundjavë, konfirmon Eddie Hearn

Negociatat për duelin më të madh të boksit në vitin 2018 mes Anthony Joshuas dhe Deontay Wilder pritet të fillojnë këtë fundjavë sipas promotorit të britanikut, Eddie Hearn.

Joshua planifikon që të shtojë në koleksionin e tij brezat e WBC dhe WBO, pasi tashmë i posedon ato të IBF dhe WBA.

Në një videomesazh ishte Wilder ai që kërkoi nga Joshua të mos i ikë duelit të shumëpritur.

Hearn shpreson që të caktojë sa më shpejt një duel me Deontay Wilder, edhe pse Joseph Parker mbetet një opsion i hapur për britanikun.

“Do të ulem me (përfaqësuesit e Wilderit) Shelly Finkel dhe Al Haymon në fundjavë për të biseduar për herë të parë rreth një dueli mes Joshuas e Wilderit”, u shpreh Hearn për Sky Sports.

Bombarduesi i bronztë, Foto: Getty Images

“Sikurse të gjitha duelet tjera, nuk është kurrë lehtë, pro shprsojmë se mund të gjejmë një pajtueshmëri mes realitetit dhe fantazisë që i përshtatet të gjithëve”.

“Unë kam pasur takim të mirë me Anthony Joshuan dhe është synimi i tij që të bëhet kampion i pakontestueshëm i kategorisë së rëndë në botë jo më larg se në vitin 2018, kështu që për të ndodhur kjo, ne duhet të kalojmë pas Parkerit e Wilderit”, potencoi promotori Eddie Hearn.

Joshua mbrojti brezat e tij ndaj Carlos Takam me KO teknik, luftë për të cilën u kritikua n ga Fury dhe Parker. Foto: Getty Images

Joshua është synimi kryesor për Wilderin dhe Parkerin, respektivisht kampionët e WBC dhe WBO.

Wilder është në gjendje që të aranzhojë një duel me Joshuan sipas presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman.

“WBC e ka hapur rrugën për duelin Wilder – Joshua. Kampioni i WBC duhet të luftojë konkurruesin mandatar një herë në vit. Wilder ka një vit të tërë që të bëjë çka të dëshirojë me atë që s’janë mandatarë. Ai është absolutisht i lirë”, theksoi presidenti i WBC.

Joshua mbrojti titujt e tij në WBA dhe IBF pasi mposhti Carlos Takam në një duel mjaft të luftuar në Kardif të Uellsit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MxFUJRB13EA

 

Exit mobile version