Luis Saurez thuhet se ka biseduar në telefon me Pavel Nedvedin rreth një transferimi të mundshëm te Juventusi, aty ku mund të luajë me rivalin e tij të vjetër, Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi uruguaian iu bë e ditur nga Ronald Koemani se nuk është në planet e tij dhe është i lirë të kërkojë një klub të ri.
Juventusi është hedhur menjëherë në sulm për transferimin e Saurezit, që do të zëvendësojë Gonzalo Higuainin.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, uruguaiani dhe zëvendëspresidenti i Zonjës së Vjetër kishin një bisedë pozitive rreth kalimit të lojtarit në Torino.
Gjërat janë duke shkuar mirë dhe Suarez mund të prezantohet shumë shpejtë te kampioni i Serie A, duke luajtur kështu edhe me rivalin e madh të Lionel Messit.
Por, argjentinasin e Suarezin mund t’i bashkojë sërish Juventusi, pasi edhe këta të fundit janë futu në garë për 33-vjeçarin. /Telegrafi/