Telegrafi

Nedved takon përfaqësuesin e Anthony Martialit

Drejtori i Junvetusit, Pavel Nedved është takuar në një hotel londinez me agjentin e Anthony Martialit.

Bardhezinjtë gjenden në shtetin anglez për takimin e dytë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me Tottenham Hotspur në Wembley.

Sipas Calciomercatos, Nedved është takuar me Nelio Lucasin, përfaqësuesin e Doyen Sports, klient i së cilit është edhe Martial.

Verën e kaluar, ka pasur pikëpyetje mbi të ardhmen e francezit, pasi Jose Mourinho ndoqi publikisht sulmuesin e Interit, Ivan Perisicin.

Nëse Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e ish-sulmuesit të Monacos, atëherë besohet se do ta shesin një nga yjet e tyre të mëdhenj.

Ardhja e Alexis Sanchezin në afatin kalimtar të janarit ka rritur konkurrencën për një vend në krahun e majtë të skuadrës së Old Traffordit.

Marcus Rashford dhe Jesse Lingard janë ndër yjet e tjerë që garojnë për një vend pas kilianit. /Telegrafi/