Telegrafi

Nedved: Juventusi e do Schickun

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, e ka konfirmuar se klubi i tyre është i interesuar për sulmuesin e Sampdorias, Patrik Schick.

Sulmuesi ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon në Serie A dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurove.

“Mund ta konfirmoj se në jemi të interesuar për të dhe do të vazhdojmë të jemi”.

“Varet se çfarë dëshiron të bëjë ai dhe agjenti i tij. Schick është një lojtar klasik ku e di se si duhet të vendoset në disa pozicione në fushë”.

“Ai ka teknik, shpejtësi dhe fizik, i ka të gjitha çfarë i duhet një sulmuesi”.

“E ardhmja është e tij, vetëm duhet të tregojë këtë formë edhe në të ardhmen dhe do të ketë karrierë të jashtëzakonshme”.

“I ka të gjitha [për tu bërë më i miri”, ka thënë Nedved. /Telegrafi/