Site icon Telegrafi

Nedved është takuar në Monaco me agjentin Raiola, Juventusi prezanton ofertat për De Ligt dhe Pogba

Sipas Tuttosport, nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved, është takuar me agjentin e Matthijs De Ligt dhe Paul Pogba, për t’i siguruara nënshkrimet e dyshes. 

Pavel Nedved ka qenë në Monaco ku ka folur më gjerësisht për Matthijs De Ligt, ku është bërë oferta e fundit për të.

Më të ka qenë edhe Fabio Paratici, ku Nedved është takuar me, Mino Raiolan.

Nedved e Paratici. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mësohet se PSG i kanë ofruar De Ligtit, një pagë prej 12 milionë euro për pesë vitet e ardhshme. Edhe Barcelona është e gatshme ta paguajë 75 milionë euro për të te Ajax.

Juventusi mësohet se së fundmi ka ofruar 10 milionë euro pagë dhe 75 milionë për transferimin.

Në anën tjetër është biseduar edhe për Paul Pogba.

Pogba e De Ligt

Mesfushori i Manchester United pritet të largohet nga Old Trafford me Real Madridin që pritet të jetë rivali kryesor i Juves.

Juve e do Pogban të kthehet me Maurizio Sarrin, që e pëlqen shumë francezin. Në ditët në vijim mund të ketë më shumë të reja rreth këtyre dy transferimeve. /Telegrafi/   

Exit mobile version