Njëri nga drejtuesit e Juventusit, Pavel Nedved është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të trajnerit Massimiliano Allegri.
Nedved ka folur mbrëmë pas barazimit 1-1 të Juventusit me Torino për situatën e trajnerit Allegri.
Ish-mesfushori çek ka thënë se trajneri italian do të vazhdojë të mbetet në krye të Zonjës së Vjetër.
“Sigurisht, Allegri ka një kontratë dhe është trajneri ynë”, ka thënë fillimisht Nedved.
“Unë kam qenë në gjendje për të parë trajnimin gjatë gjithë javës dhe gjithçka është krejtësisht e relaksuar, do të ketë një takim me Presidentin sapo të ketë përfunduar sezoni”, përfundoi çeku.
Allegri ka insistuar gjithashtu se do të qëndrojë te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/