Telegrafi

Nedim Bajrami deklarohet pas humbjes: Dhamë maksimumin, tani të mendojmë për Kroacinë

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

Golin e vetëm në këtë sfidë për kuqezinjtë e realizoi Nedim Bajrami, i cili gjeti rrugën e rrjetës teksa nuk kishte kaluar as një minutë që nga fillimi i ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, Bajrami deklaroi se skuadra dha maksimumin dhe se tashmë duhet të fokusohet tek ndeshja e radhës ndaj Kroacisë.

“E dinim që Italia është një skuadër shumë e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin. Është arritje e madhe që jemi këtu dhe do ta vazhdojmë të luftojmë për çdo top edhe në ndeshjet e radhës”.

Lexo po ashtu Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

“Dhamë maksimumin, por tani duhet të nisim të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, pasi nuk kemi kohë”, ka thënë fillimisht Bajrami

Në fund, Bajrami foli edhe për rastin e artë që pati Rey Manaj në çastet e fundit të sfidës për të barazuar shifrat.

“Asllani i dha një top perfekt dhe Manaj e mori shumë mirë, por ky është futbolli. Ne duhet të luftojmë për çdo rast dhe të bëjmë maksimumin”, përfundoi ai.

Ndeshja me Kroacinë do të zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 15:00 në “Volkparkstadion” të Hamburgut./Telegrafi/