Në pranverën e vitit të ardhshëm, në Zvicër do të hidhen në qarkullim autobusët që voziten vet.
Fillimisht do të nisin punën dy autobusë, që do të lëvizin nëpër trafikun e hapësirës turistike të Sionit.
Këta autobusë që zënë nga nëntë njerëz të rritur, do të jenë pjesë e eksperimentit, për të parë nëse makina të ngjashme mund të lëshohen edhe në pjesë të tjera të vendit, transmeton Telegrafi.
PostBus do të kenë linja të veçanta dhe do të ndalojnë në stacionet e tyre. Mirëpo, ata që janë për nguti, duhet të zgjedhin një mjet tjetër transporti sepse këta autobus nuk kalojnë mbi 20 kilometra në orë.
Autobusët që kanë xhama të mëdha shihen si të përkryera për turistët që duan të shohin pjesët piktoreske të vendit. /Telegrafi/