Site icon Telegrafi

Në Zhegër të Gjilanit sulmohet mjeku, për shkak të grevës nuk ofroi tretman mjekësor

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, i cili e kishte dërguar vajzën e tij dy vjeçare në kontrollim mjekësor në qendrën shëndetësore të Zhegrës, por pasi  punëtorët shëndetësor ishin në grevë nga mjeku kujdestar i është sugjeruar ta dërgojë vajzën e tij për tretman mjekësor në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Zhegër të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 19:00-19:20.

Lexo po ashtu Vazhdon greva në shëndetësi

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version