Site icon Telegrafi

Në Vjenë protestohet kundër dygjuhësisë në Maqedoni

Maqedonasit që jetojnë dhe punojnë në Vjenë kanë protestuar sot për të shprehur revoltën e tyre ndaj siç thuhet, iniciativës për dygjuhësi zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur korrespondenti i AIM-së nga Vjena, mbi 200 maqedonas me parulla ”Kundër dygjuhësisë në Maqedoni”, ”JO për federalizimin e Maqedonisë”, dhe ”Mjaft për tradhtarët”, ata kanë protestuar kundër siç thonë ”rendin kushtetues në shtetin maqedonas”.

Lexo po ashtu Gjorgjiev: Dygjuhësia nuk do të kalojë në seancën e qeverisë në një përbërje të këtillë

Protestën njëorëshe e kanë mbajtur kundër siç deklarojnë, tentimeve për destabilizim politik të vendit nga LSDM-ja. Përndryshe, protesta është mbajtur si një kundërreagim ndaj deklaratave të Zoran Zaevit për dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë.

Lexo po ashtu Dimovski kritikon Zaevin, shkak gjuha shqipe! (Foto)
Lexo po ashtu Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të brendshme, kryesisht nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM-ja dhe nga persona të lidhur me këtë parti./Telegrafi/

Lexo po ashtu Dygjuhësia dhe kastravecat
Exit mobile version