Telegrafi

Në vitin 2019, BMW zëvendëson pasqyrat anësore me kamera

BMW pritet të nisë me zëvendësimin e pasqyrave anash me kamera që nga viti 2019.

Në muajin e kaluar, BMW prezantoi konceptin i8 pa pasqyre. Në këtë koncept, kamerat kishin zëvendësuar të gjitha pasqyrat, duke “ofruar kënde më të mira”.

Duket se kjo teknologji nuk do të ndalet vetëm te koncepti dhe do të vijë si version i prodhuar pas tre vjetësh.

Këto janë fjalët e Elmar Frickenstein, zyrtar i lartë në BMW, që ka thënë se kompania është e gatshme ta bëjë këtë zëvendësim nga viti 2019.

Përpos sigurisë, kamerat pritet të ndikojnë edhe në kursime ekonomike, pasi trupi do të jetë më aerodinamik duke bërë që të shpenzohet më pak karburant.

Besohet se Seria 7 e re do të jetë modeli i parë me teknologjinë e re.