Telegrafi

Në vetëm 24 orë, Capital T dhe Majk grumbullojnë një milion klikime me “Pasha jetën” (Video)

Reperët Majk dhe Capital T sollën ditën e djeshme (e enjte) bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Pasha jetën”.

Kënga ritmike e punuar nga Cricket dhe Rzon, dhe me tekst të vet rap-artistëve ka arritur të marrë pëlqyeshmërinë e publikut që në momentet e para pas publikimit.

Madje, sipas statistikave të YouTube, në vetëm 24 orë, kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime.

Ky duket të jetë një sukses i radhës për rap-artistët, të cilët u bënë bashkë për të sjellë duetin e tyre të dytë.

Capital T ka paralajmëruar se së fundmi do të sjellë disa projekte të reja, ndërsa ka bërë një ndryshim radikal në pamjen e tij.

Në anën tjetër, Majk vazhdon po ashtu në punën për projektet e reja, ndërsa është aktiv edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/