Aksioni i Policisë së Kosovës, që ta ndalojë qarkullimin pa targa në veri të vendit, ka filluar të japë rezultate.
Që nga 24 shtatori, kur ka filluar aksioni, janë sekuestruar 24 vetura të cilat janë dërguar në doganë për procedurat të mëtutjeshme, raporton televizioni publik.
Qytetarët serbë ankohen se aksioni ka filluar pa ndonjë fushatë paralajmëruese.