Telegrafi

Në vend që të shkonin në Londër përfunduan në Budapest, stuhia detyroi pilotin nga Mançesteri të bëjë ulje emergjente në Hungari

Një aeroplan i aviokompanisë Ryanair që po fluturonte nga Manchesteri në drejtim të Londrës, është detyruar të devijoj për 1.600 kilometra, pasi stuhia Isha ia pamundësoi uljen.

Piloti tentoi gjatë fluturimit të aterrojë në aeroportin Stensted, por se nuk ka patur sukses, transmeton Telegrafi.

Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, erërave të forta dhe shiut të rrëmbyeshëm, aeroplani u nis drejt Budapestit, ku rrugëtimi është zgjatur për 1.600 kilometra dhe në vend se i tërë udhëtimi të zgjaste një orë, shkoi në pesë, pra vajtje-ardhje.

Probleme kishte edhe tek shumë aeroplanë tjetër, kështu pasagjerët që udhëtonin nga Manchesteri në drejtim të Dublinit, në vetën të 45 minutave, kanë udhëtuar edhe nga nëntë orë.

Për shkak të stuhisë mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, por hiq më mirë nuk është as transporti hekurudhor që anuloi shumë udhëtime si pasojë e motit të ligë. /Telegrafi/