Telegrafi

Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjia Jarun në Zagreb, a është programuar gabimisht fluturakja pa pilot?

Në Jarun të Zagrebit mbrëmë diku pas orës 23:00, është rrëzuar një fluturake pa pilot prodhim i kohës së Bashkimit Sovjetik.

Pas rrëzimit të dronit u krijua një gropë e madhe në kryeqytetin kroat. E siç është bërë e ditur sot, bëhet fjalë për një dron prodhim rus, që në Zagreb arriti përmes hapësirës ajrore të Hungarisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Presidenti kroat: Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata – rastin po e cilësojmë si incident serioz

Ndërkohë është shfaqur një teori për një gabim teknik të mundshëm gjatë udhëtimit të kësaj fluturake. Në rajonin Zhytomirsk të Ukrainës – pra mes Kievit dhe Lyviv, ekziston një vend që quhet Yarun.

Lexo po ashtu Një fluturake e panjohur rrëzohet në Zagreb të Kroacisë, ekspertët dyshojnë se ishte ruse dhe fluturoi nga Ukraina

Thuhet se fluturakja është programuar gabimisht dhe se është koduar gabimisht emri – kështu në vend se fluturakja të shkojë në Yarun të Ukrainës, ka përfunduar në Jarunin e Zagrebit. /Telegrafi/