Site icon Telegrafi

Në Turqi vazhdon skandali me Rey Manajn – babai i Yilmaz i dërgon “sms” të koduar sulmuesit shqiptar

Rey Manaj nga dje është kthyer në kryefjalë për futbollin turk, pasi sulmuesi shqiptar shkaktoi dëmtimin e Baris Alper Yilmaz, ndërsa Sivaspor përballej me Galatasarayn.

Një pjesë e madhe e komunitetit të futbollit në Turqi e konsideroi faullin e Manajt me dashje, për të dëmtuar lojtarin e kampionit turk dhe përfaqësueses të këtij vendi.

Mediat në Turqi e kanë pasqyruar të gjithë ngjarjen, që ka bërë bujë, por ajo që ra në sy është një mesazh i koduar nga babi i Baris Alper Yilmaz.

“Dua të takoj dhe padyshim që do takohemi. Dua shumë që të takoj. Të dua”, ka shkruar i ati i futbollistit të Galatasarayt në llogarinë e Manajt.

Ai pas një kohë e ka fshirë mesazhin, ndërsa federata turke ka hapur një hetim për mungesën e kartonit të kuq ndaj Manaj.

Lexo po ashtu Rey Manaj shkakton një ndërhyrje të rëndë ndaj yllit të Galatasaray duke bërë që edhe federata turke të reagojë

Sulmuesi shqiptar dhe pse ka deklaruar se asgjë nuk ka qenë me dashje, sërish ka mbetur në qendër të kritikave. /Telegrafi/

Exit mobile version