Telegrafi

Në Turqi arrestohen pesë persona nga Maqedonia që ishin pjesë e ISIS-it

Mbrëmë në Turqi janë arrestuar pesë persona të përfshirë në planet e Shtetit Islamik apo që ndryshe njihet si ISIS. Këto persona janë arrestuar me kërkesë të Maqedonisë dhe interpoli ka ndihmuar në këtë operacion së bashku me policinë turke, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë për këtë aksion ka thënë ”Maqedonia dhe ministria jonë me të gjithë institucionet të lidhura me krimin dhe terrorizmin, jemi angazhuar që të pastrojmë të gjithë terrenin e Maqedonisë nga qelitë terroriste që bindin të rinj për t’u bashkangjitur në luftërat e shteteve arabe.”

Ky aksion i Maqedonisë lidhet me aksionin ”Qelia” që filloi para disa muajve ku në Maqedoni janë zhvilluar deri tani dy aksione ku u burgosën 11 persona, gjashtë nga të cilët e pranuan akuzën se kanë rekrutuar të rinj për në ISIS.

Përndryshe, kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në suaza të vizitës së punës në Republikën e Turqisë, dje në Stamboll ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ku kanë biseduar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh, me theks të veçantë në çështjet nga sferat e sigurisë, krizës së emigrantëve dhe marrëdhënieve ekonomike. Në këtë takim presidenti Ivanov ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje për serinë e sulmeve terroriste në Turqi, përfshi edhe atë të djeshmin ndaj një punkti kontrollues policor në Turqinë juglindore, ndërsa presidenti Erdogan ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për vërshimet e 6 gushtit.

Ministri Mitko Çavkov për çdo moment duhet të jep detajet e aksionit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ngritet padi penale për 11 personat e arrestuar në operacionin ‘’Qelia’’
Lexo po ashtu Gjashtë persona pranojnë akuzën për regrutim të të rinjve për në ISIS
Lexo po ashtu Ivanov dhe Erdogan kanë biseduar për sigurinë dhe krizën e emigrantëve