Telegrafi

Në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, nuk u arrit pajtim për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë

Në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare në Bruksel, është bërë e ditur se nuk është arritur një marrëveshje për dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë.

Aleanca më e madhe ushtarake është pajtuar që t’i dërgojë pjesë rezervë për tanke dhe të rrisë prodhimin e municioneve, transmeton Telegrafi.

Sipas NATO-s, Ukraina po gjuan deri në 10 mijë predha artilerie në ditë, më shpejt se sa mund t’i prodhojë Perëndimi.

Lexo po ashtu Instituti për Studime Strategjike: Rusët kanë humbur pothuajse 40 për qind të tankeve të tyre

Kievi dëshiron aeroplanë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të ndërprerë ofensivën ruse dhe të rimarrë territorin e humbur.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania javëve të fundit kanë hedhur poshtë mundësinë e dërgimin e aeroplanëve, derisa Polonia sinjalizoi se është e hapur për një ide të tillë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha se “është plotësisht i bindure” që vendet perëndimore do t’i furnizojë me to.

Lexo po ashtu Sekretari amerikan i Mbrojtjes dëshiron që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s, sa më shpejtë të jetë e mundur

Duke iu referuar vendimin për dërgimin e tankeve gjermane Leopard 2 në Ukrainë, Reznikov tha se “e pamundura është bërë e mundur”.

“Kemi nevojë për aeroplanë, si një platformën për ta mbrojtur qiellin tonë. Duhet të dominojmë në qiellin tonë. Do të mbrojnë popullatën tonë civile para se gjithash dhe sigurisht edhe forcat tona të armatosura”, shtoi ai. /Telegrafi/